Trajneri i Spanjës: ‘Grupi i ferrit’, Shqipëria rival i rrezikshëm

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente e quajti grupin e ekipit spanjoll në EURO 2024, me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë si “grupin e vdekjes” dhe pranon se askush nuk i donte Azzurrit si kundërshtarë.

Edhe pse janë kampionët në fuqi të Evropës, italianët u vendosën sërish në vazon 4 për shortin e Hamburgut. “Është një short i vështirë. Ky është një grup i vështirë. Italinë dhe Kroacinë i njohim e duhet kujdes me ta”, tha de la Fuente për AS. Ai shtoi se dhe Shqipëria nuk duhet të nënvlerësohet, sepse doli e para në grup dhe është rritur në futboll.

Italia ishte ekipi që askush nuk do ta donte në grup, pasi ishte në vazon e katërt. Kjo pasi nuk u mor parasysh renditja e përgjithshme, por rezultatet në kualifikuese.

“Askush nuk do donte Italinë në grup, sepse pavarësisht disa rezultateve jo të mira, janë kampionët në fuqi të Europës. Kroacia ka marrë rezultate me ekipe të mëdha ndër vite, sepse ka futbollistë të shkëlqyer. Për sa i përket Shqipërisë, ata përfunduan të parët në grupin e tyre kualifikues”, shtoi trajneri spanjoll.

Italia do të luajë ndeshjen e parë në EURO 2024 kundër Shqipërisë më 15 qershor, më pas do të përballet me Spanjën më 20 qershor dhe me Kroacinë më 25 qershor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us