Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës në Seria A. Skuadra e Gasperinit siguroi pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, dhe klubi është i fokusuar te puna për të ardhmen.
Situata e 32-vjeçarit po monitorohet prej ditësh nga Al Ain. Këto të fundit luajnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Al Ain do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve dhe Gjimshiti është në listën e dëshirave të Vladimir Iviç
Për të ofruar Gjimshitin duhet një sforco financiare, pasi Atalanta zotëron kartonin e mbrojtësit shqiptar deri në vitin 2026. Bergamaskët ndërkohë kërkojnë që kapiteni i Kombëtares shqiptare të rinovojë me ta, të paktën deri në vitin 2027. Për këtë gjithçka do të vendoset përfundimisht me mbylljen e sezonit.
Al Ain do të angazhohet në qershor me Botërorin e klubeve ku marrin pjesë në Grupin G. Pjesë e këtij grupi janë edhe Juventus, Mançester Siti dhe Wydad AC.