Trajneri Silvinjo & stafi teknik i Kombëtares ndjekin ndeshjen, Atalanta – Bologna, takohen me Berat Gjimshitin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Gewiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta – Bologna.

Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.

Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Gjithashtu, trajneri Silvinjo dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata e Futbollit.

Lajme të tjera |  13.5 milionë euro, klauzolë largimi dhe bonus extra për firmën, zbulohen DETAJET e kontratës 4-vjeçare të Mirlind Dakut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us