Gjatë konferencës para mediave, drejtori sportiv i Milan, Igli Tare foli edhe për një transferim të mundshëm të Ardon Jasharit. Tare tha se gjithçka duket në rrugën e duhur, teksa thekson se dëshira e mesfushorit shqiptar është që të luajë me fanellën e Milan, në kampionatin italian.
“Nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për këtë në një konferencë për tregun e transferimeve. Është një situatë që ju e dini tashmë dhe për të cilën ne interesohemi, fakti që ai mund të vijë në Milan. Ky është vullneti i tij, të luajë për këtë ekip.
Por në këtë kohë duhet të respektojmë dinamikën e një klubi tjetër me të cilin ai është nën kontratë. Ne besojmë se kemi bërë një ofertë të shkëlqyer, gjithashtu në respekt të historisë së klubit dhe futbollit belg. Shpresoj që historia të përfundojë me një fund të lumtur për Milanin dhe për lojtarin”, ishin fjalët e Igli Tares.