Tre arbitra shqiptarë do gjykojnë derbin e “zjarrtë” të Athinës

Tre arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në një ndeshje të “play off” në Greqi.

Enea Jorgji është zgjedhur për të gjykuar derbin e Athinës, mes AEK dhe Panathinaikos. 40-vjeçari do të ketë si asistentë te tij edhe Denis Rexha e Ridiger Çokaj.

Ndeshja mes AEK dhe Panathinaikos është planifikuar të luhet më 4 Maj, ndërsa Shoqata e Arbitrave në Greqi ka zgjedhur arbitra të huaj, për të shmangur polemikat.

Enea Jorgji mban stemën e FIFA-s nga viti 2012, ndërsa karrierën në arbitrim e nisi në vitin 2009.

Panathinaikos mban vendin e dytë në renditjen për titull me 56 pikë, ndërsa AEK-u renditet në vendin e katërt me 3 pikë më pak.

Lajme të tjera |  Nuk luajti ndaj Chelsea, trajneri Moyes merr vendimin e BEFASISHËM për Brojën karshi Ipswich

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us