Tre deputetë të opozitës ‘thyejnë’ bojkotin, futen online tek ‘Siguria’

Tre deputetë të opozitës, me sa duket e kanë thyer bojkotin opozitar, të punimeve të Komisioneve parlamentare në kuadër të “mosbindjes civile”, të nisur që prej tetorit të vitit të shkuar. Pikërisht për shkak të kaosit mbledhjet u zhvilluan online, por me sa duket disa prej tyre preferojnë të ndahen nga grupi.

Bëhet fjalë për dy deputetët demokratë, Ferdinand Xhaferri dhe Bujar Çela, si dhe deputeten e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi. Tre deputetët morën pjesë këtë të martë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku po diskutohej amnistia, e propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us