Tre rreshtime të ndryshme, në Angli tregojnë si mund të luajnë “Tre Luanët” kundër Shqipërisë

Debutimi i Tomas Tuhel tek Anglia do të vijë në një ndeshje zyrtare, pikërisht ajo ndaj Shqipërisë. Më 21 mars(e premte), ora 20:45 startojnë kualifikueset e Botërorit 2026 për të dyja skuadrat.

Një dilemë e madhe është formacioni me lojtarët, që do të zbresin në fushë për “Tre Luanët”. Trajneri gjerman, Tuhel, ka preferuar më parë skemat 3-4-2-1, 4-2-3-1 dhe 4-3-3.

Me përjashtim të rreshtimit, titullarët duket se janë fiksuar. Xhejms dhe Rashford janë në balotazh për një vend në formacion.

Levis-Skelli pritet të debutojë kundër Shqipërisë, pas sezonit të mrekullueshëm që po kalon dhe ftesës së fituar.

Kombëtarja kuqezi njeh vetëm humbje ndaj Anglisë. Në “Wembley”, Tuhel ka paralajmëruar që përfaqësuesja e “Tre Luanëve” do të përcjellë futbollin e klubeve të Premier Ligë.

Lajme të tjera |  Siguruan qëndrimin në Superiore, Hodo pas fitores me Tiranën: Arritëm objektivin. E ardhmja? Është në plan të dytë

SKEMA 3-4-2-1

Pikford; Koluill, Gei, Uokër; Levis-Skelli, Henderson, Rajs, Xhejms; Bellingam, Foden; Kejn

SKEMA 4-2-3-1

Pikford; Levis-Skelli, Koluill, Gei, Uokër; Henderson, Rajs; Rashford, Bellingam, Foden; Kejn

SKEMA 4-3-3

Pikford; Levis-Skelli, Koluill, Gei, Uokër; Henderson, Rajs, Bellingam; Rashford, Kejn, Foden

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us