Trekëndësh dashurie në Big Brother? Rikja flet hapur me emra

Sot në shtëpinë e Big Brother Vip u u përfol për një trekëndësh dashurie. Të ulur në oborrin e shtëpisë, Rikja, Juli, Meritoni dhe Gazi u përfshinë në bisedë. Rikja shtroi pyetjen se “a është duke u krijuar një trekëndësh dashurie brenda shtëpisë”, duke iu referuar Romeos, Heidit dhe Fatjonit.

Rikja: Gaz a mendon se është duke u krijuar një trekëndësh?

Gazi: Ma thuaj ti

Rikja: Ju flinkeni gjumë

Juli: Ça na duhet këto gjëra, ne kemi ardhur me shijuar Big Brother-in

Rikja: Është Romeo, Heidi dhe Fatjoni

Meritoni: Jo more çfarë thua

Juli: Se shoh këtë, ose s’dimë të lexojmë ne

Gazi: Po, po po

Meritoni: Jo, jo

Gazi: Llafin e kësaj duhet ta dëgjojmë. I ka parë atje brenda në ushtri

Rikja: Mua më pëlqen të flas për këtë gjë

Juli: Edhe mua më pëlqen por jo me ia fut kot. Nuk shoh ndonjë gjë më shumë të Romeo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us