Trekëndësh i ri në Big Brother, Vesa çudit me deklaratën: Heidi më nominoi se është xheloze për Romeon

Heidi u zgjodh mbrëmjen e djeshme lidere e shtëpisë së Big Brother, duke marrë një avantazh në lojë, për të dërguar në nominim 3 persona.

Heidi zgjodhi Rozën, Françeskën dhe Vesën, ndërtkohë që në nominim shkoi edhe Ledjona me vendim të vëllait të madh, për incidentin me Romeon, të cilit i theu vezën në kokë. Vendimi për të çuar në nominim Vesën shkaktoi një sërë debatesh, me këngëtaren nga Kosova, që aludoi se Heidi ishte xheloze për raportin që ka krijuar me Romeon.

Ishte Ledjona ajo që e pyeti në mënyrë direkte Heidin, nëse e bezdiste afrimiteti mes Romeos dhe Vesës, gjë të cilën liderja e re e shtëpisë e mohoi në mënyrë kategorike.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Unë ashtu jam ndjerë me Vesën emocionalisht”, tha Heidi, ndërsa pyetjes së Ledjonës iu përgjigj “jo fare, mos shko në ato ujëra se nuk ka lidhje fare”.

Ndërkohë edhe në komentet që bëhen shpesht në rrjetet sociale, Vesa është përfolur se mund të ketë një simpati të fshehur për Romeon.

“Unë paskam bërë gabim që ju kam përkrahur juve, a ju kam ofenduar ndonjëherë”, tha Vesa, e cila nuk e ka kapërdirë lehtë këtë nominim, duke shtuar “Heidi është xheloze për Romeon”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us