“Trembet” Partizani, rikthime me “peshë” te Elbasani para finales për “Final – Four

Elbasani dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Pozicion ky që të çon në “Final – Four” dhe të jep mundësinë për të tentuar edhe titullin kampion.

Ekipet do të sfidohen mes tyre ditën e dielë në orën 15:30 në “Arenën e Demave”, teksa do të përplasin “brirët” për 3 pikët. Në fakt për verdheblutë do të bënte punë edhe barazimi, pasi ekipi i Ivan Gvozdenovic është më i avantazhuar në përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.

Në këtë mënyrë Elbasani luan për 2 rezultatet, teksaa Gvozdenovic ka edhe 2 rikthime të rëndësishëm në skuadër para kësaj sfide. Rikthehet “makthi” i Partizanit dhe bëhet fjalë pikërisht për Emiljano Mustën.

Lajme të tjera |  Finalja për vendin e 4-t luhet në “Arenën e Demave”, Partizani zbulon çmimet e biletave

Mbrojtësi i majtë në këtë sezon ka mundur t’i shënojë plot 3 golave të kuqve, duke i dhënë kështu pikë të rëndësishme verdhebluve. Musta do të jetë i gatshëm për trajnerin serb, i cili në këtë mënyrë do të ketë si “armë” më shumë ndaj kundërshtarëve.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Arsen Kasa do të jetë tashmë i gatshëm për “finalen” e “Final – Four”. Sulmuesi është rikthyer nga dëmtimi dhe prej ditësh është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Në këtë mënyrë pritet të marrë edhe pozicionin e tij në formacion.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us