Treni bullgar në zgjedhje? Berisha: Ja provat në Elbasan! Celibashi: Nuk kemi dijeni, të hetohet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bashkë me drejtuesin politik të Elbasanit, Tomor Alizoti dhe deputetin e ardhshëm të këtij qarku, Blendi Himçi, pretendojnë se kanë mbledhur prova për të ashtuquajtur “trenin bullgar”. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në bar-kafenë e kryeplakun të fshatit, Dervish Beqiri ndodheshin fletë votimi, lista votimi dhe para cash të monedhave të ndryshme.

“Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë, se në fshatin Pekisht në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i Partisë Socialiste, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narkoeuro. Siç keni parë në rastin e Kasharit, në rastin e Astirit ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e trenit bullgar nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur,”- tha Berisha. Ndërsa në fjalën e tij, duke prezantuar videon që ka bërë brenda lokalit, vetë Himçi zbuloi se është përballur vetë me Dervish Beqirin. Sipas tij, në shpjegimin që i ka dhënë kryeplaku, ato që gjeti nuk ishin fletë votimi, por kopje për të mësuar banorët e zonës sesi të votonin.

DENONCIMI ME VIDEO: 

“Në mëngjes kam qenë i pranishëm në bar-kafenë e kryeplakut që quhej Dervish Beqiri. E kam pyetur, i ishin hapur në këtë tavolinë. Janë gjetur 10 fletë votimi dhe janë 117 fletë me vula të njoma të vulosura nga Bashkia Peqin dhe gjendja civile e asaj zone, ku pikërisht deklaron me fjalët e tij që i ka marrë nga Bashkia, ndërsa për fletët e votimit ishin për të mësuar dorën banorët se ku duhej të votonin,”- tha Himçi.

Në vazhdën e këtyre denoncimeve, Berisha kërkoi edhe njëherë qeveri tenike dhe zgjedhje të reja parlamentare. Por, i pyetur edhe nga gazetarët, kryedemokrati la të kuptohet se provat nuk i ka dërguar ende për hetim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajme të tjera |  A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

“E ka marrë vesh çdo shqiptar, që ata i fusin në turshi. Kanë hapur ca kazanë të mëdhenj që i fusin në turshi. Çdo dosje për qeverinë e fusin aty. Ngjarja është e sotme, siç e pe. Policinë e thirri, policia erdhi, mbajti procesverbalin. Natyrisht do të ndiqet rruga ligjore. Por kjo është shumë e qartë. Këtu nuk ka dalim Spaku me bandën dhe banda me Spakun. Gjersa kur Elvis Doçi, iku, e përcollën. U thanë se do e arrestojmë pas nja 3 muajsh se kemi një operacion, kemi ca biseda me të. Ai ka shtuar gjithashtu se çdo gjë ka shkuar siç duhet të shkonte, nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara,“-tha Berisha.

Lajme të tjera |  Erdogan nuk do të rikandidojë për president: Duhet një kushtetutë e re

Ndërkohë që për denoncimin ka pasur një reagim edhe nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi. Në një konferencë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka dijeni për këtë rast, por ka theksuar se çdo denoncim i tillë duhet të hetohet nga organet kompetente.

“Jo, nuk kemi dijeni, por ajo që mund të them pa hezitim është që rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”.

Por çfarë është treni bullgar që akuzon PD-ja?

“Treni bullgar” është një metodë për manipulimin e zgjedhjeve, pra për të ndikuar në procesin zgjedhor duke blerë vota, duke i dhënë votuesit një fletë votimi të parapërgatitur para se të hyjë në qendrën e votimit, dhe votuesi më pas nxjerr fletën e zbrazët të votimit. Numri i dëshiruar shënohet më pas në fletën e zbrazët të votimit, e cila më pas i jepet votuesit tjetër. Kështu, një nga një “treni bullgar” vazhdon të lëvizë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke mbushur kutitë

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us