Tripleta ndaj Islandën i sjell fat, Vedat Muriqi kërkohet nga ekipi i Serie A

Vedat Muriqi padiksutim ishte heroi i Kosovës në sfidën ndaj Islandës. Sulmuesi shënoi tripletë për t’i siguruar përmbysjen e madhe ekipit të tij në 3-1.

3 golat e tij gjithashtu i siguruar Kosovës edhe ngjitjen në Ligën B. Por jo vetëm kaq, pasi kjo tripletë duket se i ka sjellë fat Muriqit, i cili siç dihet është pjesë e Mallorcas në La Liga.

Kjo pasi tashmë për të kanë nisur edhe interesimet e para. Torino kërkon në sulmues për të mbushur “boshllëkun” e lënë nga Duvan Zapata dhe Muriqi plotëson kriteret e drejtuesve.

Për sulmuesin “Dardan”, Serie A nuk është një kampionat i panjohur, pasi në të kaluarën ka luajtur për Lazion. Tashmë në ditët dhe muajt e ardhshëm pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja mes Ballkanit dhe Vllaznisë, 22-vjeçari rikthehet në Superiore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us