Trishtuese/ U ekzekutua nga burri xheloz, ja kush është viktima, nënë e dy fëmijëve

Kjo është Alba Cenko gruaja shqiptare që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj në Greqi. Autori u identifikua si Kastriot Cenko, 39 vjeç, i cili i lajmëroi vetë forcat e policisë, një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Ampelokipi të Athinës.

Ai i tha policisë se e vrau gruan për xhelozi, pasi sipas tij ajo e tradhtonte. Kastrioti tregoi se e kishte goditur bashkëshorten me çekiç por edhe me duar.

Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us