Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim. Deklarimi vjen zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, në regjistrin e Transparencës, ku për muajin Prill, SPAK thotë se “një ministër është nën hetim”.
Pyetja dërguar SPAK ishte sesa ministra të qeverisë janë aktualisht nën hetim. Kjo është hera e parë që SPAK njofton më herët sesa faza e caktimit të masës së sigurimit se një ministër është nën hetim. Në çdo rast tjetër, personat e thirrur nga SPAK kanë njoftuar se janë thirrur si persona në dijeni.
Ndërkohë, Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera për procedimin në fjalë, apo emrin e ministrit/es që po hetohet. Mbetet për tu parë si do të vijohet me këtë çështje, por duket se edhe vera do të jetë e nxehtë./Dosja.al
