TRONDITËSE në Angli! Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri pasi la fëmjët në shkollë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luton të Anglisë, ku një grua shqiptare është sulmuar brutalisht me thikë pasi la fëmijët në shkollë. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë, shkruan Dailymail.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak”.

Një person është arrestuar nga policia britanike në lidhje me ngjarjen tronditëse dhe dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj. Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë. Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.

“Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”,u shpreh një zëdhënës i policisë.

Lajme të tjera |  “Gjysma e burrave janë çyrykë”- Berisha i kujton Kanunin, Ramës: Qafën e Buallit nuk e kishe kaluar ti pa të tredhur dibranët

Ngjarja vjen pak ditë pasi një tjetër shqiptare në Greqi, humbi jetën pasi burri e masakroi me thikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us