Mbrojtësi i Napolit, Alessandro Buongiorno ka tronditur Antonio Conten pak javë përpara përfundimit të sezonit. 25-vjeçari italian ka mbyllur përfundimisht sezonin e tij për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e kaluar.
Ditën e sotme, Buongiorno i është nënshtruar testeve mjekësore të cilat kanë nxjerrë në pah një dëmtim në kofshën e djathtë. Kjo ka bërë që 25-vjeçari të humbasë 4 ndeshjet e mbetura në Serie A.
Napoli do të përballet në katër javët e ardhshme me Lecce, Genoa, Parma dhe Cagliari. Ekipi i Antonio Conte doli në krye të renditjes së Serie A me tre pikë më shumë se Interi, të cilët u mposhtën nga Roma.