TRONDITET Elbasani/ Një 50 vjeçar gjendet i vdekur në ujërat e lumit Shkumbin!

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Lajme të tjera |  Plani ishte për një, Netanyahu e bindi edhe për dy baza të tjera/ Prapaskenat: Si u planifikua sulmi ndaj Iranit

Mësohet se trupi më pas është nxjerrë përmes një fadrome, ndërsa është identifikuar si një mashkull, rreth 50-vjeç, por identiteti mbetet ende i pazbardhur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us