Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Holta në Gramsh ku gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv, ku si pasojë kanë humbur jetë dy të rinj.
Policia njofton se viktimat janë Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç.
Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur me urgjencë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.