“Tronditet” klubi, Presidenti më jetëgjatë i Superiores njofton largimin

Edmond Hasanbelliu nuk është më Presidenti i Teutës. Ky është lajmi i fundit që ka tronditur klubin durrsak. Njoftimi ka ardhur përmes rrjeteve sociale. Hasanbelliu konsiderohet me të drejtë si Presidenti më jetëgjatë nga klubet e Superiores.

Arritja më e rëndësishmë nën “timonin” e Edmond Hasanbelliut rezultonë titulli kampion në edicionin 2020-2021. Në këtë segment kohor, ai fitoi edhe 3 herë Kupën e Shqipërisë si dhe në 2 raste Superkupën.

“Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.

Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.

Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen. Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim”, tha Hasanbelliu.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ 8 milionë euro, klubi i Serie A ofertë zyrtare për shqiptarin e Besiktas

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us