TRONDITET Superiorja, klubi kryeqytetas mbetet pa trajner

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Pavarësisht se klubi bardheblu i shëptoi rënies nga Superiore, palët kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Shkëmbi kishte kontratë me bardheblutë deri në dhjetor të këtij viti, por palët kanë vendosur që të “ndajnë rrugët”. Kështu, Tirana mbetet pa “timonier” dhe i duhet të gjejnë një të ri.

Përsa i përket Bledi Shkëmbit, trajneri thuhet se ka oferta edhe nga Maqedonia e Veriut. Është klubi i Strugës, i cili ka interes serioz për të ulur në pankinë Shkëmbin.

Lajme të tjera |  Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us