Tronditja/ Tërmeti “shkundi” Turqinë, spikeren e zë paniku në mes të transmetimit live: O zot, vazhdon akoma, djema…!

Një spikere përjetoi momente paniku gjatë transmetimit live, ndërsa tërmeti 5.9 goditi Turqinë këtë mëngjes.

Në video duket studioja që tronditet gjatë lëkundjeve të tërmetit.

“O zot, vazhdon akoma, djema…”, thotë spikerja, ndërsa nuk ka lëvizur nga karrigia.

Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë pas tërmetit që u ndje në Diyarbakır dhe Elaziğ.

“Ka një shembje të pjesshme në 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ.

Të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan punën në terren”, tha ai.

Lajme të tjera |  Plane që nuk u ekzekutuan kurrë! Zbulohet komploti i Iranit për vrasjen e Pompeos dhe Bolton, Trump-Khameneit: Të kurseva vdekjen!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us