Donald Trump është betuar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump e nisi fjalimin e tij para të pranishmëve në Capitol Hill, me premtimin se Amerika do të nisë një epokë të artë nën drejtimin e tij. Ai deklaroi se SHBA do të bëhet më e madhërishme, ndërsa shtoi se për Amerikën do të fillojë një epokë drithëruese suksesi.
‘Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Që nga kjo ditë vendi do të lulëzoje dhe do të respetohet në të gjithë botën. Do të na kenë zili të gjitha kombet. Cdo ditë të administratës Trump do të vë gjithmonë Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të restaurohet siguria jonë dhe drejtësia do të vihet përsëri në vend. Përdorimi I DASH si armë do të përfdunojë. Priorteti ynë kryesor do të jetë një komb I lirë dhe krenar. Amerika do të jetë më e madhe e fuqishme dhe e jashtëzakonshme”,-tha ai.