Trump konsideroi opsionin e strehimit në Shqipëri të palestinezëve, Berisha: Rama e mohoi, por…

Sali Berisha ka reaguar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konsideroi opsionin e strehimit në Shqipëri të palestinezëve të zhvendosur nga Gaza.

Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture për t’i pritur, duke shtuar se është në një qerthull.

Ai theksoi se shteti ynë është një vend trafiku dhe nuk jep garanci për jetët e njerëzve.

“Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture që mund të pres, është futur në një qerthull tani.

Shqipëria është vend trafiku nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep garanci për jetët njerëzore. A e kanë qarkulluar media, po! Rama e ka mohuar, por a mund të besosh tek Rama?”, tha Berisha.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka thënë se mund të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.

Në takimin e tij me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, siç është Shqipëria apo Indonezia?

“Po sigurisht. Ka shumë vende te tjera qe duan te përfshihen”, u përgjigj Trump.

Kryeministri Edi Rama, në një postim më 27 Janar, deklaroi se ishte i rremë lajmi që po qarkullonte në X, publikuar nga një gazetar izraelit, se Shqipëria është në negociata me administratën Trump për të pritur 100,000 qytetarë nga Gaza.

Rama shprehej se qëndron në solidaritet të plotë me popullin e Gazës, por thekson se Shqipërisë as nuk i është kërkuar dhe as nuk mundet të marrë përsipër përgjegjësinë të strehojë qytetarë nga Gaza.

Ndër të tjera ai shkruan se Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme, por nga Europa dhe si vend i këtij kontinenti, thotë kreu i qeverisë, “nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë”.

“Ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin – ose, para së gjithash, vetë palestinezët”, përfundon postimin Rama.

Lajme të tjera |  Dosja “PARTIZANI”, Berisha: Piramidë mashtrimi!

Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë – dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. madje mendoni të merrni përsipër ndonjë përgjegjësi të tillë.

Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë.

Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet shansi të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin – ose, para së gjithash, vetë palestinezët.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Pretendimet e gazetarit izraelit, Amit Segal:

“Ndalesa e radhës, Shqipëria

Administrata Trump është n negociata me qeverinë në Tiranë për pritjen e mbi 100 mijë qytetarëve nga Gaza në Shqipëri.

Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do refuzojnë strehimin e refugjatëve dhe pretendojnë se Shqipëria e Indonezia janë opsion më i mundshëm/realizueshëm”.

Cili është plani i Trump për Gazën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe që Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar.

Plani i Presidentit Trump ka gjetur mbështetje në Izrael, por bota arabe dhe udhëheqësit palestinezë e kundërshtojnë atë tërësisht.

Ministri i jashtëm i Egjiptit Badr Abdelatty ka thënë se ekziston një “konsensus arab” për të kundërshtuar transferimin e palestinezëve.

Ndërkohë që një  zyrtar i lartë i Hamasit kritikoi komentet e Presidentit Trump, duke i quajtur ato “absurde”.

Anëtari i zyrës politike të Hamasit, Izzat al-Rishq, tha se komentet e Trump “reflektojnë një injorancë të thellë për Palestinën dhe rajonin”.

Izraeli dhe Hamasi janë në proces të zbatimit të armëpushimin gjashtë javor, gjatë të cilit Hamasi po liron dhjetëra pengje të rrëmbyera me 7 tetor, të vitit 2023 në këmbim për 2,000 të burgosur palestinezë.

Që kur filloi armëpushimi muajin e kaluar, palët kanë bërë pesë shkëmbime, gjatë të cilave u liruan 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur. Këmbimi i radhës është caktuar të shtunën, kur pritet lirimi i tre pengjeve izraelite në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us