Trump: Ne nuk jemi të përfshirë! Nëse Irani na sulmon, do të zbulojë fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me një reagim të ashpër ushtarak nëse Irani kryen ndonjë sulm ndaj SHBA-së. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump theksoi se vendi i tij nuk ka qenë i përfshirë në sulmin e fundit ndaj Iranit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit, sonte,” shkroi presidenti amerikan.

Ai paralajmëroi: “Nëse ne sulmohemi në çfarëdo forme nga Irani, fuqia dhe forca e plotë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele që nuk janë parë kurrë më parë.”

Megjithatë, Trump shtoi se ekziston ende një mundësi për zgjidhje diplomatike:

“Ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe ta përfundojmë këtë konflikt të përgjakshëm”.

Lajme të tjera |  Forcat e Armatosura iraniane mesazh izraelitëve: Largohuni! Territoret që keni pushtuar, së shpejti s’do jenë të banueshme!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us