Trump premton se do zgjidhë konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë: Biden i dëmtoi!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka premtuar se do të zgjidhë shumë shpejt konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratën e ka dhënë në rrjetin e tij social, në “Social Truth”. Në postimin e tij, Trump shkruan se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden, i ka dëmtuar perspektivat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes vendimeve “budallaqe” që ka ndërmarrë. Por premton se ai vetë do të ndërmarrë nisma për të rregulluar marrëdhënies mes dy vendeve.

POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT AMERIKAN:

Trump premton se do zgjidhë konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë:

Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç detyrova Indinë dhe Pakistanin, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të rikthyer zërin e arsyes dhe mendjen e shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të NDALONIN luftën! Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplasjeshin forcërisht, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë idiote, por do ta rregulloj përsëri!). Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ka një efekt në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet në këtë mënyrë! Po kështu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME MADHËSHTORE PËRSËRI!

Si qëndron situata e dialogut aktualisht?

Kosova është në qendër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa hapave që ajo i konsideron të njëanshëm dhe të pakoordinuar në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Në fund të gushtit, autoritetet kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe atje, me arsyetimin se kanë vepruar jashtë ligjeve të Kosovës, ndërsa kanë paralajmëruar edhe hapjen për qarkullimin e makinave të urës së Ibrit, e cila ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Lajme të tjera |  Edhe 30 raketa nga Irani drejt Izraelit, njëra bie mbi Haifa (PAMJET)

Edhe pse ka marrëveshje si për urën, ashtu edhe për strukturat paralele, të arritura në Bruksel, aleatët perëndimorë i kërkojnë Kosovës që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us