Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes: Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë…

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi

Në foto, çifti Artan dhe Mirela Lame

Ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shoi atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Ndërkohë, mësohet se trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkëmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore.

Lajme të tjera |  Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Albin Kurti shkarkon zëvendës-ministrin!

Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us