TURI në Shiqpëri dhe Kosovë/ Zyrtari amerikan nis sot vizitën 3-ditore, do të takohet me Ramën!

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson do të zhvillojë një vizitë në Tiranë nga datat 18 deri më 20 Mars.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë partnerë të INL-së që mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Më 20 deri 22 Mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë drejt Prishtinës. Atje do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe partnerë të tjerë të INL-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Lajme të tjera |  250 MILION EURO investim në bujqësi, Rama batuta me bankierët: Përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr!

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit është një agjenci që raporton për nënsekretarin për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut brenda Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us