Qytetarët e zemëruar kanë shkatërruar kafenenë “Klasik” në Koçan të Maqedonisë, e cila është në pronësi të të njëjtit person që kishte diskotekën “Pulse”, ku u humbën jetën 59 persona. Pas tragjedisë që “goditi” vendin, qytetarët janë mbledhur sot në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Pas një proteste paqësore, ata janë drejtuar drejt godinës së Bashkisë, të cilën e kanë qëlluar me vezë.
Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti njeri që ka në pronësi edhe “diskon e vdekjes”, ku humbën jetë 59 persona. Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur me shqelma gjithçka që u doli para. Edhe pse Policia ishte aty, askush nuk ndërhyri.