Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.

Sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine.

133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u është lejuar komunikimi me botën e jashtme gjatë kësaj kohe.

Për zgjedhjen e Papës, janë kërkuar të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.

Lajme të tjera |  Kostoja financiare/ Sa i kushton 1 deputet shqiptarëve? 2.2 milionë euro në 5 muaj shpenzimet e 21 ligjvënësve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us