“U anulua”, Donald Trump Jr. përgënjeshtron PD për takimin me Ramën

Donald Trump Jr. ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike dhe portalet pranë saj, të cilat pretenduan se Edi Rama kishte dështuar të takohej me të, me ndërmjetësimin e Richard Grenellit.

Fillimisht ishte ky i fundit, i cili e mohoi këtë lajm. Pas përgënjeshtrimit të Grenellit, Donald Trump Jr. ka ripostuar deklaratën e tij në platformën X, duke shprehur mbështetje të plotë për atë që Grenell kishte shkruar.

Në reagimin e tij, Grenell ka shpërndarë artikullin e publikuar nga ‘Politiko’ dhe i ka kërkuar drejtorit të këtij portali, Alfred Lela, që ta përgënjeshtrojë lajmin, duke deklaruar se nuk ka asnjë bazë të vërtetë.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta.

Zgjedhjet tuaja i kam ndjekur në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet, nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Lajme të tjera |  Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku, ja për çfarë u thirr!

“U anulua”, Donald Trump Jr. përgënjeshtron PD për

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us