U arrestua nga autoritetet serbe, ish-luftëtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi sot në Facebook.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkroi ai.

Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte. Avokati u shpreh se sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia. Mësohet se në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us