U bashkua me Berishën, Basha nuk e do Bardhin as në karrigen afër: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Çollakun

Ditën e sotme, u bë publik kallëzimi që Lulzim Basha ka bërë në SPAK për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikola, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Mes të tjerave në kallëzimin e Bashës, thuhet se Kuvendi nuk ka njohur një sërë ndryshimesh në grupin parlamentar të kërkuar prej tij.

Në mesin e kërkesave që Bashës nuk i janë miratuar, edhe dhe ajo për ndryshimin e ulëseve në Kuvend, ku ai ka kërkuar që të mos qëndrojë ngjitur me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn. Bash aka kërkuar që ngjitur me të në sallën e Kuvendit të qëndrojë deputetët Kreshnik Çollaku dhe Arbi Agalliu.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: – Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: – Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, – Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe anasjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas’, thuhet mes të tjerave në kallëzimin që Basha ka dorëzuar në Kuvend.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us