“U bë bajat, bën batuta si të mbulojë dështimet”, Berisha-akuza partive të reja: Duan të zgrapin vota nga ne që të ndihmojnë Ramën

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Kombinat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratat e kryesocialistit Edi Rama bërë me gratë në Korçë.

Sipas tij, narrativa e kryeministrit bëhet pasi ai nuk ka projekt dhe nuk do që të bëhet debat për problemet e qytetarëve.

“Pra në këto kushte ai nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë, këneta, zhabat, hardhucat, zhapikët. Tani meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën tjetër se po të mos jenë gratë burrat bëhen me bisht, burrat s’bëhen me bisht. Shiheni vetë ju. Pra, muhabete të tilla që si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja, të mos paraqitet projekt para jush. Janë 4 vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Ky është muhabeti i tij, se po të ikin gratë një muaj, kur të vijnë gjejnë njerëz me bisht. Pra një narrativë e turpshme, një narrativë prej… s’po e prish gojën për të thënë fjalën që meriton. Këto i bën për të mashtruar qytetarë”, tha Berisha

Sakaq, Berisha i shikon partitë e vogla si klonimet më të shëmtuara dhe më antidemokratike.

Sipas tij, PD iu afrua të gjitha partive të vogla për koalicion, por nuk pranuan. Berisha tha se ato duan të marrin vota nga selia blu për të ndihmuar Edi Ramën.

“Nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Ata janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?

Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne në mënyrë që të ndihmojnë Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza që ne jemi kundra sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harron që kjo është shtesë talebanësh. Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi e të nxorën jashtë nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Në Yzberisht e Astir do votohet ndryshe! 23 kontejnerë si qendra votimi, rreshtohen në trotuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us