‘U bë me 3 shtëpi’/ Akuzat e Kryemadhit, Tedi Blushi: Provokime në kulmin e fushatës

Kandidati për deputet i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje akuzave të Monika Kryemadhit. Ish-bashkëshortja e presidentit të PL-së, Ilir Meta, në një studio tjetër televizive u shpreh se Blushi ishte pasuruar brenda shumë pak kohësh.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë,”- tha Kryemadhi.

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi që të mos i jepte zë kritikave të deputetes së Partisë së Lirisë ndaj tij. Por shtoi se ende vazhdon që të bëjë një jetë modeste.

Duke e lënë me kaq përplasjen “virtuale” me Kryemadhin./ZËRI

Lajme të tjera |  “SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”, Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata, Sorosi...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us