U dëmtua në Champions, Lucas Hernandez rrezikon Europianin, trembet Franca

Lucas Hernandez i shqetësoi të gjithë te PSG mbrëmë, pasi u dëmtua në ndeshjen e Champions League ndaj Dortmund. Për mbrojtësin ekziston frika e një ndalese shumë të gjatë, e cila do ta pengonte të merrte pjesë  në Europian me Francën e Deschamps.

Pavarësisht dëmtimit, Hernandez u përpoq të qëndronte në fushë për disa minuta, përpara se të ngrinte flamurin e bardhë dhe të zëvendësohej nga Lucas Beraldo në minutën e 42-të. Luis Enrique, i pyetur pas ndeshjes, tregoi njëfarë pesimizmi.

“Nuk kam asnjë lajm nga Lucas Hernandez. Situata nuk duket shumë pozitive, por ne do të presim përgjigjen e analizave” – Tha ai.

Lajme të tjera |  “Broja më i dobëti në fushë!”; PLAS në studio, ish-i i Kombëtares kapet keq me gazetarin: Më thuaj një gol të rëndësishëm që ka bërë?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us