U dënua me 6 ndeshje nga Disiplina, Dinamo “gjen” menjëherë zëvendësuesin e Ilir Dajës

Ilir Daja u dënua ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës dhe Disimplinës me 6 ndeshje pezull për sjelljen e tij pas humbjes me Vllazninë. një dënim, i cili do të nisë të zbatohet që në finalen e vogël të “Final – Four”, ku “Blutë” do të luajnë ndaj Partizanit.,

Përballje që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Ilir Daja nuk do të mund të drejtojë ekipin në këtë sfidë  dhe në këto kushte do ta ndjekë atë nga tribuna.

Në një situatë të tillë Daja do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij,Glen Daja. Do të jetë pikërish djali i trajnerit, ai që do të marrë “frenat” e skuadrës së Dinamos në mungesë të babit të tij.

Lajme të tjera |  Në qendër të kritikave pas ndeshjes Inter-Barcelona, arbitri Marciniak merr vendimin ekstrem

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us