U ekzekutua 1 ditë më parë në Tiranë, Klaudio Prendi kishte konflikte për një borxh 15 mijë euro

Klaudio Prendi mund të jetë vrarë për 15 mijë euro! Një ditë pas ekzekutimit të 30-vjeçarit në Tiranë babai i të ndjerit, ish-gjyqtari Fran Prendi ka zbuluar se i biri kishte konflikte për një borxh. Shuma e të cilit ishte vetëm 15 mijë euro. Pasi ishte kthyer në Shqipëri, disa ditë para se të ekzekutohej, Prendi ishte përplasur fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar. Mesa duket përplasja është anashkaluar si nga viktima, ashtu edhe nga familja e tij, pasi ish-gjyqtari thotë se nuk e priste që të birit t’i ngrihej pritë dhe të ekzekutohej.

“E dija që kishte konflikte por nuk e prisja që t’i bëhej atentat,“-mësohet se është shprehur Fran Prendi.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us