Al Nassr u eliminua nga Champions League e Azisë, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të tyre në këtë kompeticion. Humbja 2-3 kundër Kawasaki Frontale soli edhe eliminimin e ekipit të Cristiano Ronaldos.
CR7 ka reaguar në rrjetet sociale pas kësaj disfate, ku sulmuesi shkruan se ndonjëherë ëndrrat duhet të presin. Gjithashtu falenderon tifozët për mbështetjen e dhënë në këtë sezon, pasi për ta janë shumë të rëndësishëm.
“Ndonjëherë ëndrrat duhet të presin. Jam krenar me këtë skuadër dhe me krejt atë që e kemi dhënë në fushën e gjelbër. I falënderoj të gjithë tifozët që kanë besuar në ne dhe që na kanë mbështetur në çdo fazë të rrugëtimit tonë. Mbështetja e juaj nënkupton gjithçka për ne”, ka deklaruar portugezi.