Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe nëse është gëzuar për fitoren e PSG përballë Interit në finalen e Champions League si një tifoz i francezëve që është.
Pyetje: Si tifoz me francezët që jeni si e keni parë finalen e Champions League, fitoren me 5 shifra të Parisit me Interin. A u gëzuat?
Berisha: Një periudhë që interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. E dua futbollin por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë.
Desh të më thoshit mua se Rama se me charter dhe bileta tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e biftekut 1 mijë dollarë. Si sheik shijon krimet e tij, krimin monstruoz elektoral që ka bërë.