Një 52-vjeçar shqiptar është marrë nën hetim për vdekjen e Fabiana Piccioni, 46-vjeçares që u gjet gjysmë e djegur dhe e zhveshur më 9 janar në Itali.
Sipas autoriteteve italiane, 52-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është pronari i një kompanie pastrimi dhe nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
Sipas dyshimeve paraprake, ai po hetohet për trafik droge, vdekje si pasojë e një krimi dhe tentativë për fshehje të kufomës.
46-vjeçarja italiane u zhduk nga shtëpia më 2 janar dhe u gjet e vdekur më 9 janar.
Viktima u gjet e zhveshur dhe gjysmë e djegur në një zonë në Giulianova.
Vdekja e saj erdhi si pasojë e përzierjes së kokainës me opiate që e bënë atë të sëmurej, ndërsa dyshohet se shqiptari ia ka dhënë dozën fatale.
Pasi ajo ndërroi jetë, 52-vjeçari është përpjekur të fshehë trupin e saj.
I dyshuari dhe viktima kanë qenë miq së bashku. Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje edhe 70 persona të tjerë.