U gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira, policia jep detaje: Ja kush është viktima

Policia e Korçës ka reaguar pas një person u gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira  në lagjen nr.12.

Mësohet se 36-vjeçari nga Tirana me inicial O.R, është gjetur nga punonjësja e mirëmbajtjes së banesës.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.12, Korçë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 30°C, risk për zjarr në Fier

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us