U grumbulluan në kombëtaren e Shpresave, Bylis i dërgon mesazh dy lojtarëve

Ekipi i Bylist ka bërë një njoftim të shkurtër në rrjetet e tyre sociale, teksa theksohet se dy lojarët nga gjiri i ballshiotëve janë përzgjedhur nga kombëtarja e moshave të Shqiperisë U-21.

Fjala është për Aurel Markun dhe Fabjan Përndreca. “Njoftim! Dy nga lojtarët tanë, Aurel Marku dhe Fabjan Përndreca, janë të përzgjedhur nga trajneri i ekipit Shpresa U-21, Alban Bushi, për grumbullimin e radhës.

I urojmë suksese Markut dhe Përndrecës me fanelën kuqezi dhe një përfaqësim dinjitoz!”. Shqipëria U-21 do “përplas brirët” në miqësoret kundër Hungarisë dhe Turqisë gjatë muajt qershor.

 

Lajme të tjera |  Zidane “tradhëton” ngjyrat e Marseille, legjenda e Francës bën deklaratën e bujshme për PSG-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us