Një i ri që erdhi ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe e gjeti veten duke ujitur bimë kanabisi në një sipërmarrje kriminale në Telford, do të deportohet përsëri në Shqipëri, raportojnë mediat e huaja.
Vendimi u mor ditën e djeshme nga gjykata e Shrewsbury Crown ku i riu Esli Basho deklaroi se ndihej shumë keq për atë që kishte bërë dhe se kishte qenë i detyruar.
22-vjeçari kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vitin 2022 dhe fillimisht kishte punuar dhe jetuar në njëlavazh para se të humbiste punën.