U kapën me 500 kg kanabis, gjykata jep masat për 7 të arrestuarit (EMRAT)

Gjykata e Vlorës ka dhënë ditën e sotme masat ndaj 7 të arrestuarve të megaoperacionit të Policisë së Shtetit, për goditjen e trafikut të drogës.

Ndaj të shtatë personave është dhënë masa “arrest në burg”. Ata u kapën në flagrancë me një sasi të madhe prej 500 kilogram kanabis sativa, të paketuar dhe që dyshohet se do të trafikohej drejt Turqisë.

Masat e sigurisë për të akuzuarit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, arrest me burg

Romir Meminaj, 49 vjeç, arrest me burg

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, arrest me burg

Nertin Gjoni, 39 vjeç, arrest me burg

Xhuliano Gjoni, 30 vjeç, arrest me burg

Laurent Likaj, 37 vjeç, arrest me burg

Lajme të tjera |  Babai në lista, Lapajt s’i del e keqja me Ramën: Po trashëgon te PS, bijtë e ish-deputetëve

Altin Meçi, 50 vjeç, arrest me burg

Në operacionin e koduar “Reset” mori pjesë FNSH-ja, Policia e Vlorës dhe forcat speciale RENEA.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us