Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga një Gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe para “cash”.
Orest Malushi, 44 vjeç, dhe Olsian Vogli, 31 vjeç, u kapën jashtë një apartamenti që Vogli e përdorte si depo ku policia gjeti 100,000 paund të fshehura.
Shqiptarët u dënuan përkatësisht me dy vjet e gjashtë muaj dhe pesë vjet e katër muaj në Gjykatën Harroë Croën më 9 janar për vepra që lidhen me trafikun e drogës.
Shtetasit shqiptarë po hetoheshin nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar (OCP), një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe e Shërbimit Policor Metropolitan.
Dyshja u arrestua pranë makinës së Malushit në Hendon në korrik të vitit të kaluar nga oficerët e OCP që i kishin nën vëzhgim.
Vogli ishte parë teksa hynte dhe dilte nga një banesë në Caversham Road, Colindale, të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Oficerët e OCP kontrolluan një çantë shpine të zezë që ai mbante, e cila përmbante gjysmë kilogram kokainë.