U kapën me sasi të madhe kokaine dhe para “cash”, dënohen me burg dy shqiptarët në Birmingham (EMRAT)

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga një Gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe para “cash”.

Orest Malushi, 44 vjeç, dhe Olsian Vogli, 31 vjeç, u kapën jashtë një apartamenti që Vogli e përdorte si depo ku policia gjeti 100,000 paund të fshehura.

Shqiptarët u dënuan përkatësisht me dy vjet e gjashtë muaj dhe pesë vjet e katër muaj në Gjykatën Harroë Croën më 9 janar për vepra që lidhen me trafikun  e drogës.

Shtetasit shqiptarë po hetoheshin nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar (OCP), një njësi e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe e Shërbimit Policor Metropolitan.

Dyshja u arrestua pranë makinës së Malushit në Hendon në korrik të vitit të kaluar nga oficerët e OCP që i kishin nën vëzhgim.

Lajme të tjera |  Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin! Ja qyteti ku sot termometri do të shënojë 40 gradë

Vogli ishte parë teksa hynte dhe dilte nga një banesë në Caversham Road, Colindale, të cilën e përdorte si strehë pak para arrestimit. Oficerët e OCP kontrolluan një çantë shpine të zezë që ai mbante, e cila përmbante gjysmë kilogram kokainë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us