Gentian Zhupa 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç janë vënë në prangat e Policisë britanike pasi u kapën në një “shtëpi bari” në një pronë industriale të Neyland. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 814 bimë kanabisi, e cila nëse do të dilte në treg do kapte vlerën deri në 350 mijë paundë.
Në dëshminë e tyre para togave të zeza ata kanë deklaruar se ishin të detyruar të punonin pasi kishin për të shlyer borxhet ndaj bandës kriminale që i solli ilegalisht në Britani. Ata u dënuan me 12 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ata do të dëbohen drejt Shqipërisë.