“U ktheva vetë në Athinë, jam i lirë”/ Ndalimi nga policia greke, reagon i shumëkërkuari!

Ralf Feruku, 48-vjeçari shqiptar i cili u raportua se është arrestuar pranë aeroportit të Athinës në Greqi, ka reaguar për mediat shqiptare pasi ato greke raportuan se ai ishte vënë në pranga.

Në një prononcim për bw, Feruku është shprehur se nuk është ndaluar dhe as arrestuar, por është kthyer vetë, pasi ka pasur një thirrje nga Prokuroria greke, lidhur me hetimet për vrasjen e Aleks Rapos në vitin 2014.

Feruku, është shprehur se është kthyer në Greqi pasi është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.

“Erdha vetë në Greqi, pasi kisha një fletëthirrje nga Prokuroria, ku më pyetën si dëshmitar dhe më thanë nëse e njoh Aleks Rrapon. Unë Aleks Rrapon e kam pasur kushëririn e gruas. Unë jam i lirë dhe nuk jam i përfshirë në ngjarje kriminale. Nuk kam ardhur më parë sepse kam pasur expuls. Pasi jam marrë në pyetje si dëshmitarë, jam larguar dhe jam i lirë”, tha Feruku.

Ralf Feruku, mësohet se kishte një urdhër ndalimi dalje nga Greqi si dhe një urdhër arresti për “vrasje me qëllim” dhe “shpërthim eksplozivi”.

Lajme të tjera |  U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Nuk është fundi i botës! Berisha konsumoi opozitën, PD ka njerëz të korruptuar

Sipas mediave greke, 48-vjeçari është bashkëpunëtor i Alket Rizait, i njohur ndryshe si “Takis”, i cili në vitin 2014 kishte me një shpërthim bombë në një automjet tip Smart në Attiki Odos pranë aeroportit, ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij u plagos rëndë.

Atë kohë, pas shpërthimit, Ralf Feruku u kap gjatë një kontrolli rutinë në Lamia teksa ndodhej në një makinë me Alket Rizain.

Ralf Feruku u arrestua nga policia në 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017.

Lajme të tjera |  Operacioni ‘Ura’, gazetari: U godit maja e piramidës! Nëse ‘zbërthehet’ Google Pixel, mund të zbardhet vr*sja e Ervis Martinajt

Pas arrestimit, Feruku u mbajt në burg deri në 12 prill 2021 kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us