Sot është një ditë e veçantë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asanin. Mëngjarashi nga Shkupi feston sot ditëlindjen e tij të 30-të, teksa nuk kanë munguar edhe urime publike.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka kanë uruar publikisht sulmuesin.“Gëzuar ditëlindjen Jasir Asani”, shkruan Duka në rrjetet sociale. Ndërkohë që FSHF-ja shkruan: “Sot i urojmë ditëlindjen sulmuesit të Kombëtares, Jasir Asani!”.
Edhe pse u bë pjesë e Kombëtares shqiptare në vitin 2023, Asani ia doli që të kthehej në idhull për shumë tifozë. Me supergolat e tij, shkupjani dha një kontribut të madh në kualifikimin e kuqezinjve në EURO 2024.
