U kthyen nga emigrimi për të punuar në Shqipëri, zhgënjehen vëllezërit fermerë: S’kemi rrugë!

Pas më shumëse 20 vitesh emigrimi në Greqi, katër vëllezërit Gega, vendosën të kthehen në fshatin e lindjes, në Kurjan të Roskovecit, ku investuan në bujqësi duke mbjellë lajthi dhe shegë.

Shtatë vite pasi ndërmorën këtë investim, ata duken të zhgënjyer. Edhe pse tregun e kanë patur të siguruar, mungesa e kushteve minimale për këtë lloj aktiviteti, siç janë rruga apo energjia elektrike ka bërë që prodhimi të bjerë dhe të mos justifikojë mundin dhe angazhimin e tyre.

“Kemi qenë emigrantë në Greqi, kemi punuar andej. Vendosëm të kthehemi dhe mbollëm bajame e shegë, por jemi mërzitur. Rruga është kryesorja. Për rrugën kemi dëmtuar gjysmën e prodhimit”, shprehet njëri prej vëllezërve.

Lajme të tjera |  “S’je robot, o shok”! Akademia Politike i uron ditëlindjen Ramës me një video

Të ndodhur në të tilla kushte dhe tashmë pa shpresë që gjërat mund të ndryshojnë ata janë pesimistë për të ardhmen duke llogaritur edhe braktisjen e këtij aktivitetin.

Ky është shembulli kur mungesa e mbështetjes së shtetit, detyron largimin për të dytën herë të njerëzve që janë përpjekur me të gjithë mundësitë të mos braktisin vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us